Gjatë punëtorisë poashtu është diskutuar për mënyrat se si komunat do të mund të rrisin mbulimin e territorit të tyre me shërbim të mbeturinave, rrisin inkasimin dhe eliminimin e deponive ilegale.
Në punëtori u konstatua se tëgjitha këto veprime shkojnë në favor të përmbushjes së kërkesave për “Garën për Mjedis të Pastër” në mënyrë që komunat të përfitojnë financiarisht.
Pjesëmarrës në këtë punëtori kanë qenë përfaqësues nga; Komuna e Prishitinës, Drenasit, Fushë Kosovës, Lipjanit, Obiliqit, Podujevës, Mitrovicës, Skënderajit, Vushtrrisë, Gjakovës, Pejës, Istogut, Klinës, Ferizajit, Shtimes, Graçanicës, dhe Kacanikut.
Organizator i kësaj puntorie ka qenë Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), përkatësisht programi “Shërbimet e Qëndrueshme Komunale”.






















