• Latest
  • Trending
  • All

Vëllezërit Dreshaj, luftarë legjendarë të Sanxhakut!

08/09/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 8 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Vëllezërit Dreshaj, luftarë legjendarë të Sanxhakut!

08/09/2015
in Lajme

Bilall Dreshaj (Dresheviq) i njohur si Biko, (1910 – 1987) dhe Dervish Dreshaj (Dresheviq) i njohur si Deko, (1907-1981) ishin luftëtarë shqiptarë të Sanxhakut të Tregut të Ri, të cilët luftuan përkrah Aqif Blytës në mbrojtjen e Sanxhakut nga çetnikët dhe komunistët.

Ismet Azizi

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Kur  bëhet fjalë për udhëheqësin politik e ushtarak të Sanxhakut – Aqif  Blytën, është e pamundur të mos përmenden edhe vëllezërit Dreshaj (Dresheviq). Vëllezerit Bilall dhe Dervish Dreshaj përkrah Aqif  Blytës, Shaban Polluzhës, Xhemail Koniqanit kanë qenë personalitete të rëndësishme në mbrojtjen e këtij qyteti nga sulmet e aradhave çetnike të Drazha Mihailoviqit.

Sanxhaklinjëve u është deshur 50 vite kohë për ti përmbledhë forcat që me rastin e formimit të Këshillit Nacional Mysliman të Sanxhakut, ta rehabilitojnë Aqif Blytën, legjendën e këtij qyteti i cili gjate Luftës se Dytë Botërore organizoi mbrojtjen e popullsisë së kësaj ane nga çetnikët. Pushteti komunist Blytën dhe vëllezërit Dreshaj i kishte shpallur tradhtarë, bashkëpunëtorë të okupatorit gjerman.

Vëllezërit Dreshaj janë lindur në fshatin Gllogovik të Peshterit. Dervishi u lind në vitin 1907 ndërsa Bilalli në vitin 1910. Për këta dy vëllezër, qytetarët e Pazarit të Ri  kishin dëgjuar në vjeshtë të vitit 1940, ku në një rrahje me xhandarët ishin burgosur por shumë shpejt kishin ikur nga burgu dhe ishin arratisur në male. Pas thirrjes që ua kishte bërë Aqif-efendiu, vëllezërit Dreshaj në maj të vitit 1941 kthehen në Pazarin e Ri ku qytetarët kishin përgatitë një pritje madhështore. Lufta i kishte gjetur në moshën 30 vjeçare, të përgatitur shumë mirë fizikisht. Me tu kthyer në qytet, Dreshajt vihen në shërbim të Aqif  Blytës nga i cili merrnin detyra të rëndësishme për ta organizuar mbrojtjen e qytetit nga çetnikët, të cilët bënin masakra në viset tjera.

Ata formuan policinë myslimane me qëllim të mbrojtjes së popullatës. Kjo polici karakterizohej me disiplinë të fortë dhe efikasitet  të lartë në teren. Para se të merrnin vendet komanduese në polici, vëllezërit Dreshaj ishin dëshmuar në mbrojtjen e Pazarit të Ri, në zhbllokimin e tij dhe në kundërsulmin që e kishin kryer forcat e bashkuara shqiptaro-boshnjake më 16 dhe 17 nëntor të vitit 1941. Derisa Myslimanët në njërën anë luftonin për ta mbrojtur popullsinë civile nga gjenocidi çetnik, në anën tjetër Rifat Burxheviqi, komunist i njohur, me bashkëpunëtorët e tij mundoheshin të formojnë celulën komuniste në qytet. Duke e ditur se kjo mund t’a ndaj dhe dobësojë popullsinë e Pazarit të Ri me rrethinë, Bilalli dhe Dervishi e shpartallojnë organizatën komuniste kurse anëtarët e sajë i burgosin. Në mesin e popullsisë boshnjake të këtij regjioni ka të tillë që nuk i shikojnë me simpati veprimet e vëllezërve Dreshaj. Sipas tyre, ata kanë qenë të pamëshirshëm në luftë me komunistët dhe fajësohen për vrasjen e vëllezërve Hamzagaj nga Tutini.

Një sukses tjetër që Dreshaj kanë treguar është edhe lufta me partizanët në malet Jarut në tetor të vitit 1944. Bilalli dhe Dervishi kanë mbajt lidhje të ngushtë me komandën e policisë myslimane në viset tjera të Sanxhakut: me hoxhë Sylejman Paqarizin, Hasan Zvizdiqin, Xhemail Koniqaninin. Ata kanë furnizuar me armë popullatën shqiptare të Peshterit dhe të Luginës së Limit të cilët ishin në luftë kundër forcave të çetnikëve serbo-malazezë.

Komanda e njësive çetnike vepronte në Nova Varosh. Më 16 prill 1942, komanda çetnike i raportoi Milan Nediqit se “Muslimanët në Sanxhak merrnin armë nga Shqipëria dhe Pazari i Ri”. Kah fundi i vitit 1944 në shumicën e fronteve të luftës në Evropë gjermanët po pësonin humbje kurse njësitë partizane në Sanxhak përparonin. Prandaj, ishte e logjikshme se njësitë e policisë myslimane do të pësojnë humbje dhe do të shkapërderdheshin. Megjithatë Bilalli dhe Dervishi, si edhe shumica e komandantëve të Sanxhakut, u bënë ballë partizanëve. Një ndër përballjet e fundit ishte në malet Jarut, jo larg Tutinit, në tetor të vitit 1944. Nën ndikimin e propagandës, para luftëtarëve të brigadës së shtatë malazeze popullsia e Peshterit u largua nga vendi i tyre dhe fshatrat mbetën të zbrazëta. Peshteri kah fundi i tetorit të 1944 ra në duar te brigadës së shtatë malazeze.

Çetnikët duke parë se edhe do ta humbin luftën, iu bashkuan partizanëve me qëllim të përbashkët për neutralizimin e forcave myslimane. Në sulmin e bërë në Pazarin e Ri më 26 nëntor 1944, marrin pjesë brigada e shtatë partizane, dy batalone të njësitit partizan të Ibrit, brigada e nëntë e artilerisë bullgare dhe qeta partizane e Golisë. Këto njësi ishin nisur nga drejtimi i Rashkës dhe Mitrovicës. Kishte mbet e lirë vetëm një dalje kah fshati Vidovë. Pas një beteje të përgjakshme ushtarët gjermanë dhe policia myslimane filluan tërheqjen në drejtim të fshatit Vidovë, Vojniq, Pozhegë dhe në malet Ninajë. Gjatë një kohe, vëllezërit Dreshaj  janë fshehur në një shpellë në Bobovik, e njohur me emrin Shpella e Ujkut.

Sipas Dr. Sabile Keqmezi- Basha, Vëllezërit Dreshaj ka qenë pjesëmarrës të Kuvendit të Dobërdolit më 4-5 gusht 1945, në të cilin kuvend u themelua ilegalja shqiptare “Besa Kombëtare” në krye me prof. Ymer Berishën. Organizata ilegale-patriotike shqiptare “Besa Kombëtare” ishte formuar kryekëput kundër ideologjisë komuniste. Dhe qëllimi suprem i saj ishte bashkimi i tokave shqiptare. Sadik Radovci dhe Bilall Dreshaj (Dreshoviqi) ishin caktuar udhëheqës politik dhe ushtarak për Sanxhak.

Organizata i kishte ngarkuar me detyra të posaçme. Ata kishin për detyrë likuidimin e personave, kryesisht tradhtarëve, në mesin e të cilëve ishin bashkëpunëtorët e OZN-ës. Ata kishin për detyrë të organizojnë përcjelljen e tradhtarëve dhe personat që bashkëpunonin me okupuesin, t’i dorëzonin në shtab dhe sipas vendimit të shtabit të likuidohen.

Vëllezërit Dreshaj dhe dy bashkëluftëtarët e tyre tre muaj me radhë i kishte ushqyer dhe fshehur Demir Kaleviqi në shtëpinë e tij. Nga aty ata tërhiqen në drejtim të luginës së Suhudollit deri në Koritë, që pastaj nëpër Kosovë të kalojnë në Maqedoni e pastaj në Greqi. Vëllezërit Dreshaj  dhe shokët e tyre që ishin me ta, lëviznin gjatë natës, ndërsa gjatë ditës pushonin- kështu në këtë mënyrë ruheshin nga njësitë partizane që ishin në përndjekje të tyre.

Kështu arrijnë të kalojnë terrenet e vështira në drejtim të Dibrës, Kërçovës dhe Gjevgjelisë dhe arrijnë në Greqi për të vazhduar  tutje për Turqi. Ata u vendosën në Adapazar në brigjet e Detit të Zi ku kishte sanxhaklinjë tjerë që kishin shkuar më herët. Në Adapazar , Dreshjat  janë marrë me hoteleri. Sukseset e tyre në luftë shumë shpejt ishin përhapur në popull. Si antikomunist i përbetuar, Bilall Dervishi mori pjesë  në luftën e Koresë (1950-1953), në të cilën Turqia, SHBA-të dhe forcat e Komonveltit luftuan në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Bilalli nga kjo luftë u kthye si hero me gradën kapiten. Në kërkesën e Jugosllavisë së atëhershme komuniste që vëllezërit Dreshaj  t’iu dorëzohen autoriteteve jugosllave, Turqia ishte përgjigj negativisht. Komunistët,  pjesëtarët  e forcave të policisë myslimane, të cilët ishin organizuar për mbrojtjen e  trojeve  të veta nga çetnikët dhe nga sllavo-komunistët i kanë vra e përndjekë, ndërsa çetnikët i amnistonin, bile u dhanë edhe funksione të ndryshme në organet shtetërore.

Bilal dhe Dervish Dreshaj jetuan në Adapazar deri në fund të jetës së tyre duke përjetuar pleqërinë e thellë. Bilall Dreshaj vdiq në vitin 1987, ndërsa Dervish Dreshaj në vitin 1981.

 

Previous Post

Epiriotët, shqiptarët e lashtësisë, ilirët që nuk u greqizuan

Next Post

DEMOKRACI ME LISTA…

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

DEMOKRACI ME LISTA...

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.