Ilir Seci
Duke lexuar letren e deputetit rilindas të Qarkut te Lezhes,ku parashtronte arsyet e doreheqjes,po mendoja se ky rast doreheqje eshte nga ato rastet kur shpjegohet në plotëni etimologjia e fjales “Dorëheqje”…Ne kete rast del qartë qe kompozita “Dorëheqje” nuk eshte thjeshtë ne kuptimin-“Te heqësh dorë”-nga diçka,por eshte me shumë si e kunderta e “Dorëvenies”,shqip “Vënies dorë diku”…Ne anet tona,andej nga vijme ne,une dhe deputeti ne fjale,”Të vësh dorë” ka kuptimin,-“Të marrësh nje gje qe nuk te takon!”…Deputeti i qarkut te Lezhes ishte nje nga ata deputete qe vertete “ka vënë dorë!”…Prania e tij si deputet në Parlament ishte uzurpim,ai ishte nje deputet uzurpator,dale ne nje qark qe meriton me shume!Qark,qe per hir te se vertetes duhet pranuar qe ka pasur dhe ka plot djem e vajza qe do ta perfaqesonin më me dinjitet në Kuvend,Qarkun e Lezhes…Lezha e Kuvendit historik te Skenderbeut ka mbetur qe te perfaqesohet nga nje i denuar ordiner ne Itali?!…Si mberriti puna qe Qarku Lezhë te perfaqesohej në Kuvend nga ky njeri!?…
Eshte naivitet te mendohet se Edi Rama nuk e ka ditur se kush eshte deputeti ne fjale.Eshte po ashtu naivitet te mendohet se Edi Rama do i kerkonte deputetit te ikte po te mos ndodhte ajo ngjarja e rëndë me deputetin tjeter rilindas ne komisariatin e Laçit!Presioni i ambasadoreve te BE dhe SHBA-se mbi qeverine per deputetet e inkriminuar ka kohe qe eshte shtuar…Thjesht Edi Rama nuk mund te mbroje me ata qe e ndihmuan te vije ne pushtet…ndaj deryrohet ti leshoje nje nga nje…
Kjo gjendje skandaloze e Kuvendit shqiptar perben nivelin me te ulet te perfaqesimit parlamentar në historne e Shqiperise!Niveli i këtille i perfaqesimit erdhi që me miratimin e sistemit te votimeve me Listat Partiake…Lista u jep pushtet te pakufizuar kryetareve te partive…Kryetarë që fusin ose te nxjerrin nga Lista,ke te duan me nje te rene te lapsit!Kjo praktike instalon diktaturen në parti,zhduk frymen e kolegjialitetit,mbyt demokracine brenda çdo partie…
Votimi me Listë eshte modeli me i keq i mundshem per nje vend qe me shekuj ka njohur vetem sundim despotik!Despotizmi,qeverisja nga nje dorë e vetme eshte ngulitur në nenvetedijen e shqiptareve si praktike sepse me shekuj ata nuk kane njohur tjeter forme qeverisje!Sistemi i Listes u soll në token shqiptare si nje metode demokratike zgjedhjesh…Por kur u ushqye dhe u rrit në humusin historik të despotizmit sundimtar bizantino-osman polli monstrume politike!Siç eshte rasti i deputetit te Qarkut Lezhë…Por jo vetem ai!Rasti i Listes se Qarkut Lezhe eshte mjaft sinjifikativ;mbas deputetit qe dha doreheqjen duhej te ishte caktuar tjetri mbas tij në liste,mirepo ai qe ishte në rradhe ishte ne burg!?Tjetri mbas atij në burg qenka i arratisur dhe i shpallur në kerkim!?Duket sikur “Aleanca Per Shqiperine Evropiane” e Rames dhe Metes ka ngaterruar Qarkun e Lezhes me burgun e Shenkollit!?…
Kjo praktike e zgjedhjes se deputeteve me Lista legjitimon pushtetin autoritar te kryetareve,kushdo qofte,Rama,Berisha,Basha apo Meta…Nuk habitemi qe ende degjojme per perjashtime deputetesh nga rradhet e Partise…edhe ajo metodologji eshte pjese e trashgimise despotike!
Listat gjithashtu shkaktojne alergji historike te shqiptaret…Ne na kalun shekujt me Lista!…Gjithëherë mbetem me Lista :
-Shpalljet armik me Lista ;
-Arrestimet me Lista ;
-Pushkatimet me Lista ;
-Internim-Debimet me Lista ;
-Ushqimet me Lista ;
-Shkollat,Te Drejtat e Studimit me Lista ;
-Buka me Lista ;
-Vizat per jashte me Lista ;
-Zgjedhjet me Lista …
…Shkurt e Shqip…Demokraci me Lista…
















