Një aksident me pasojë vdekjen e një fëmijë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Velipojë.
Mësohet se vajza 10-vjeçare u përplas nga makina kur po kalonte rrugën.
Fëmija me iniciale V.SH humbi ndërroi jetë si pasojë e përplasjes së fortë.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet, ndërkohë që shoqëroi drejtuesin e automjetit për ta marrë në pyetje rreth shkaqeve të aksidentit.
















