Një operacion policor i koduar si “Ypsilon” në qytetin e Lushnjes, ka bërë që të bien në duart e policisë 113 kompjutera që shërbenin për organizimin e lojërave të fatit.
Interesant qe fakti se në krye të këtij biznesi të paligjshëm, që u sekuestrua, ishte një grua V.H. e cila u procedua. Po ashtu, u procedua në gjendje të lirë edhe një shtetas, M.Xh. pasi në shtëpinë e tij u zbulua një tjetër kompjuter lojërash fati.















