Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me kreun e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, Adrian Çela. Në bazë të kësaj marrëveshjeje synohet ndjekja e praktikave të nxënësve të arsimit profesional pranë këtij institucioni dhe punësimi i tyre. “Inxhinieri më i ri i minierave është 65 vjeç, inxhinieri më i ri i naftës është 67 vjeç. Sot shumë prej këtyre personave, që kanë këtë profesion janë larguar nga Shqipëria ose janë dekurajuar të rinjtë, që të marrin këtë zanat. Mesazhi që duam të japim sot për të paktën 1500 vende vakante, që shumë shpejt do të krijohen nga kompania, dhe më pas rreth 300 në vit, për shkak të punonjësve, që dalin në pension, është një lajm i mirë për ata që ndjekin arsimin profesional”, ka theksuar Ministri Veliaj.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















