Sqarimi i bluve të Lushnjes vazhdon duke thënë se sot Hoxha shfaqi shqetësime dhe u njoftuan familjarët për të sjellë të tjera ilaçe.
“Fadil Hoxha shfaqi shqetësime sot, lajmëruam familjarët për t’i sjellë ilaçe të tjera. Ai u vizitua nga kardiologu më i mirë në Lushnje dhe na tha që ka kaluar parainfarkt. 54-vjeçarin Fadil Hoxha e dërguam në QSUT, çdo lëvizjes është e regjistruar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
Por, ndryshe pretendojnë familjarët, që thonë se nuk u lejuan në komisariat që t’i jepnin ilaçet.






















