Mbrëmë në pabin Queens Arms në Kilburn të Londrës, u mbajt edhe një mbrëmjë bamirësie për të mbledhur para për shërimin e Liridona Gajtanit nga Hajvalia, e cila vuan nga leukemia dhe i nevojitet trajtim urgjent jashtë Kosovës.
Gjatë mbrëmjes u mblodhën rreth 2450 funta nga pjesëtarë të komuniteti shqiptar të Londrës. Për këtë mbrëmje falenderimet i shkojnë organizuesëve: Edita Krasniqit, Arsim Vitisë, Bashkim Reci , Anitës, pronarëve të pabit Queens Arms, këngtarëve Nick Noble dhe Fatosi & Funkyzeit bendit. Gjithashtu falenderohen edhe vallëtaret e Kosova Club-it për performancën e tyre fantastike.
Bashkim Reçi















