Bëhet e ditur, se foshnja kur ka lindur gëzonte shëndet të plotë, por vetëm 4 ditë pas lindjes një komplikaicon i saj ka detyruar prindërit ta dërgojnë në Maternitet.
Por, duke parë gjendjen e saj shëndetësore jo të mirë, prindërit e janë nisur drejt Tiranës, por për fat të keq foshnja ka ndërruar jetë rrugës.
Pas ngjarjes, prindërit kanë bërë fajtorë mjekët, që sipas tyre u ishte thënë se fëmijë gëzonte shëndet të plotë.
Lajmi për vdekjen e foshnjës është konfirmuar edhe nga drejtori i spitalit të Pogradecit Genti Cala, por ai ka nguruar të japë një shpjegim duke thënë se do të flasin vetëm pasi të kenë mësuar zyrtarisht shkaqet e vdekjes.
Për rastin në fjalë, burime nga policia thanë se ndaj mjekut gjinekolog që ka ndjekur rastin ka nisur procedim në gjendje të lirë.























