Kolegët në zyrën afër jush tashmë dy orë me dikë grinden; deri në punë, për shkak të tollovisë në komunikacion, keni bërë udhëtim dy orë në vend të 30 minutave; thirrja e papritur telefonike ju ka shqetësuar, ju nevojitet qetësi…
I ekspozuar stresit të vazhdueshëm trupi ynë prodhon sasi të mëdhakortizoli, hormon stresi, ritmi i rrahjes së zemrës shpejtohet, muskujt tendosen, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, e mundshme është të arrihet situata e kundërt: me frymëmarrje të ngadalshme do të mashtroni trurin dhe do t’i mundësoni ta gjejë qetësinë e nevojshme.

Frymëmarrja e drejtë. Kjo është frymëmarrje me stomak me të cilin në pjesën e poshtme të mushkërive arrin më shumë ajër dhe ndihmon që të ngadalësohet ritmi zemrës dhe të ulë shtypjen e gjakut.
Merrni frymë thellë nëpër hundë, nxirreni frymën nga goja. Mund të lëvizet vetëm dora e cila është mbështetur në stomak, ndërsa dora në koshin e kraharorit patjetër duhet të mos lëvizë.
Merrni frymë derisa të hetoni që po qetësoheni.






















