Ka ndërruar jetë bilbili i muzikës, Nexhmije Pagarusha. Familjarët njoftojnë se ka vdekur në moshën 86-vjecare ylli i muzikës shqipe. Vajza e saj, Cuce Pagarusha ka postuar një fotografi zie në profilin e saj në Facebook.
“Zemër ike e qetë ashtu si edhe në jetë. Vdiq Nexhmije Pagarushe”, ka shkruar një familjare e saj.
Nexhmije Pagarusha ikona e muzikës shqipe, ishte e njohur si një grua e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit.



















