Një trafikant shqiptar droge i cili u kap në flagrancë duke tregtuar lëndë narkotike, po përballet me dëbim, pas vendimit të marrë nga autoritetet britanike.
Elton Keqa u ndalua në zonën e Uorcester me mbi 1 kilogramë kanabis sativa. Ai tërhoqi vëmendjen e policisë, pasi bënte veprime të çuditshme. 21-vjeçari, pasi u kap me drogë, pranoi se shpërndan lëndën narkotike përpara oficerëve të policisë, shkruajnë mediat angleze.



















