• Latest
  • Trending
  • All

Vdekja na bën të gjithë cinikë

07/01/2018

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vdekja na bën të gjithë cinikë

07/01/2018
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Klementin Mile

Kjo shprehje gjendet te vepra e famshme e filozofit anglez Simon Critchley, Libri i Filozofëve të Vdekur. Në këtë libër ai zgjedh të tregojë tezat dhe konceptimet kryesore për vdekjen të filozofëve të ndryshëm dhe i kontraston këto teza dhe konceptime me mënyrën se si aktualisht vdiqën këta filozofë. Ideja mbi të cilën mbështetet ky libër është se t’u mësosh njerëzve të vdesin do të thotë t’u mësosh të jetojnë. Kjo pasi jeta dhe vdekja, si ide, janë të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra-tjetrën. Me fjalë të tjera, jeta merr kuptim vetëm prej faktit që në horizontin e mendimit tonë shfaqet vdekja si limit njerëzor.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Megjithatë, duke e shkëputur këtë shprehje nga konteksti i librit ku gjendet, si do mund ta interpretonim? Filozofi Heidegger, i cili e praktikoi me shumë sukses interpretimin fenomenologjik, na fton të fokusohemi tek elementet e shprehjes, njëri pas tjetrit. Këtë mund ta bëjmë duke përdorur shkronja korsive. Por paraprakisht duhet thënë se në këtë mënyrë arrijmë të përftojmë lexime të ndryshme të shprehjes; për shembull, në rastin tonë, katër lexime të tilla, që në fakt funksionojnë si katër shprehje të ndryshme.

Së pari, ‘Vdekja na bën të gjithë cinikë’. Është funksioni par excellence i vdekjes dhe jo i jetës që të na bëjë cinikë. Ideja e vdekjes na përball me fundësinë e qenies sonë, na e bën të qartë që jemi të fundmë në një botë të pafundme dhe na i rrënon të gjitha kuptimet që kemi ndërtuar me kujdes, pasion dhe mundim përgjatë jetës. Ndërkohë që jeta, sido që ta mendojmë dhe analizojmë, nëse e shkëputim nga vdekja, pra nëse e konceptojmë si pa atë kufirin e fundmë që është vdekja, nuk na bën aspak cinikë; përkundrazi, na bën ose materialistë, ose idealistë, ose konservatorë, ose liberalë e kështu me radhë. Ky efekt cinik i idesë së vdekjes mbi njeriun ilustrohet mjaft mirë nga disa vargje të poetit Omar Khayyam: “Për vdekjen s’dridhem, as derdh fare lotë/ m’e mirë gjë në botë s’gjendet dot/ trembem për jetën që i madhi Zot/ më kot ma dha e unë ia kthej më kot”.

Së dyti, ‘Vdekja na bën të gjithë cinikë’. Ne bëhemi cinikë, nuk jemi të tillë. Ndërmjet qenies dhe bërjes, vdekja ndërhyn për t’i dhënë qenies formën cinike. Kështu, në fëmijëri, kur ende nuk e kemi idenë e vdekjes, qenia jonë është larg cinizmit. Fëmijët nuk janë kurrë cinikë. Kujtoj momentin tim të fëmijërisë, kur arrita të kuptoj që njeriu është i fundmë, vdes; më kapi një dëshpërim i pangushëllueshëm, por ende jo cinizmi. Më vonë, si individ i rritur, kur ideja ime për vdekjen u qartësua më tepër, nuk kishte më shpëtim nga cinizmi.

Së treti, ‘Vdekja na bën të gjithë cinikë’. Është e kotë t’iu referohemi situatave të ndryshme kulturore dhe historike; nuk ka rëndësi nëse jetojmë në shekullin XV apo në shekullin XXI, nëse jetojmë në Europë apo Azi; vdekja na bën të gjithë cinikë, ata që ishin, ata që janë dhe ata që do të jenë. Duket të jetë një ligj i shkruar brenda vetë esencës së qenies njerëzore që përballja me vdekjen e bën njeriun cinik. Në këtë kuptim, vdekja është themeli i të gjithë historisë njerëzore, i të gjithë jetës dhe kulturës.

Së katërti, ‘Vdekja na bën të gjithë cinikë’. Filozofi gjerman Sloterdijk, në librin e tij Kritika e Arsyes Cinike, e përkufizon cinizmin si ‘ndërgjegje false e iluminuar.’ Sigurisht, ky formulim është një paradoks logjik, pasi si mund të jetë false ndërgjegja e iluminuar? Por edhe pse paraqitet si paradoks logjik, edhe pse paraqitet si diçka anekdotike në letërsi, cinizmi është gjendja në të cilën ndodhemi. Madje edhe vetë përkufizimi që Sloterdijk i bën cinizmit është cinik. Sido që ta iluminojmë ndërgjegjen tonë false, me çfarëdolloj procedure, ideologjie dhe konceptesh, kjo vetëm sjell një falsitet të ri të ndërgjegjes, në kushtet kur iluminimi ndodh brenda jetës dhe me mjetet e jetës, ndërkohë që përtej saj pret vdekja, e cila, në mënyrë po aq cinike, është më e sigurt edhe se vetë taksat.

*Pedagog në UET

Rubrika: Peripatos

Previous Post

Rrjedhin sekrete të tjera nga Shtëpia e Bardhë: Ivanka luan rolin e gruas…

Next Post

Administrata nuk mund të përdoret si thes dhuratash i babagjyshit!

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Administrata nuk mund të përdoret si thes dhuratash i babagjyshit!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.