• Latest
  • Trending
  • All

Administrata nuk mund të përdoret si thes dhuratash i babagjyshit!

07/01/2018

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Administrata nuk mund të përdoret si thes dhuratash i babagjyshit!

07/01/2018
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Ergys Mërtiri

Ndërsa erdhi në pushtet duke pretenduar se do të hapë 300 mijë vende pune, Rama e ka filluar mandatin e dytë i veshur si babagjysh, duke e përdorur administratën publike si thes dhuratash për hallexhinj anonimë të përdorur në spektakle mediatike, ku ai pozon si një bamirës i madh.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Shqiptarët u bënë dëshmitarë të një punësimi live në TV, në emisionin “E diela shqiptare”, të një vajze rome të paragjykuar për shkaqe racore. Nën kostumin e babagjyshit, Kryeministri i ofroi vajzës si dhuratë për vitin e ri, postin e këshilltares së ministres për çështjet sociale. Natyrisht, gjithçka ka qenë një skenar i parapërgatitur, ndonëse aktorët u hoqën sikur gjërat rrodhën spontanisht, por përtej kësaj, ngjarja ishte një nga shfaqjet më banale që tregon ironikisht sesi shpërdorohen njëherësh media, pushteti dhe njerëzillëku.

Pikës së pari, përdorimi i halleve private të njerëzve, për spektakël mediatik, shto këtu edhe për publicitet qeveritar, është gjëja më e shëmtuar që mund të bëjë media dhe qeveria, në partneritet të pamoralshëm me njëri-tjetrin. Ta detyrosh njeriun të hapë barkun dhe të tregojë hallet e veta përpara të gjithë njerëzve, si një kusht për t’i ofruar disa mundësi që, në fakt, e ke për detyrë t’ia ofrosh, është diçka e shëmtuar. Ta përdorësh këtë si marketing për qeverinë, është akoma më keq dhe natyrisht e kundërt me humanitetin e ekspozuar. Bamirësia është ajo që bëhet fshehtas, e shtyrë prej ndjeshmërisë dhe solidaritetit njerëzor ndaj njeriut që vuan, jo në televizor, për trukim publicitar të imazhit të shëmtuar nga një mijë e një të zeza që u punon njerëzve nëpërmjet pushtetit.

Së dyti, Kryeministri nuk është babagjysh, nuk zgjidhet për të realizuar dëshira njerëzish apo për të zgjidhur hallet individuale të tyre, por për të menaxhuar problemet e vendit në tërësi. Meqë jemi te punësimi, Rama duhet të paktën të kish hapur disa nga ato 300 mijë vendet e reja të punës dhe jo, t’iu gjejë punë individëve të caktuar. Kryeministri përgjigjet për hapje vendesh pune, jo thjesht për emërime në administratë. Kjo e dyta është vetëm abuzim me pushtetin, i konsumuar hapur para kamerave.

Së treti, emërime të tilla vetëm sa tregojnë se në ç’gjendje qesharake është shteti. Parimisht, emërimi i një punonjësi, në një post të tillë, aspak të parëndësishëm, duhet të kërkonte disa kritere paraprake, si dhe zbatimin e disa procedurave. Në asnjë shtet normal, kryeministri nuk mund të ofrojë kaq spontanisht një post të lartë në ministri, pa parë mirë kriteret, aftësitë profesionale të personit, si dhe shumë detaje që kanë të bëjnë me natyrën e punës dhe rekrutimit.

Minimalisht, një sjellje e përgjegjshme prej funksionari do të kërkonte që të zhvillohej një konkurs, ku fituesi të emërohej në bazë të meritokracisë, dhe jo mbi bazë të trazimeve emocionale fotoskenike të kryeministrit, që përlotej para kamerave, teksa dëgjonte rrëfimin prekës të “kandidates”. Ky është një lajm i keq për çdo njeri që dëshiron të jetojë në këtë vend, duke punuar me djersë, me shpresën se mund të ketë një karrierë normale, që mund t’i ofrojë frytet e punës dhe aftësive të tij.

Fakti që gjërat bëhen kaq qesim, është vetëm një tregues se këtu nuk ka shtet. Shteti është vetëm një instrument i vullnetit apo tekave të një personi të vetëm. Kemi të bëjmë me një kryeministër që qeveris si babagjysh duke e konsideruar shtetin si slitën e tij, ku ka kompetencë të plotë të heqë e verë drerët sipas qejfit, ndërsa të mirat e pushtetit i konsideron si dhurata që ua shpërndan fëmijëve në shenjë bamirësie.

Në një vend normal, nëse një kryeministër do të vepronte kështu, do të masakrohej nga opinioni, i cili nuk ka mundësi të tolerojë një shpërdorim të tillë të detyrës. Kjo mund të ndodhë vetëm në një “katund” të tillë si Shqipëria (siç vetë Rama ka qejf ta quajë vendin ku sundon), ku mbretëron një kryeministër i tillë.

Previous Post

Vdekja na bën të gjithë cinikë

Next Post

Durasana përforcon modelin tonë shoqëror dhe politik!

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Durasana përforcon modelin tonë shoqëror dhe politik!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.