Është nata e dytë që dhjetëra qytetarë janë mbledhur para Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë, për të nderuar Elvis Pistën, kandidatin për deputet të PDK-së i cili u vra të shtunën pas mesnate.
“Vigan, i pathyer, krenar, optimist, besimtar, dinjitoz, i drejtë, ambicioz etj..”, janë mbishkrimet që po mbajnë në duar qytetarët.
“Elvis gjithmonë me ty”, është mbishkrimi tjetër.
Qytetarët kanë ndezur shumë qirinj në shenjë nderimi për Elvisin.
Elvisi u vra të shtunën pas mesnate nga persona të panjohur derisa po dilte nga një restorant bashkë me gruan e tij, e cila po shënonte ditëlindjen.














