Kjo u kundërshtua ashpër nga VMRO-DPMNE-ja e cila këmbëngul se nuk mund të ndërpritet debati për pikën e rendit të ditës pa mos u shterur e gjithë lista e të paraqiturve për fjalë. Deputeti i i kësaj Ilija Dimovski, kërkoi që LSDM të mos të bëjë presion politik mbi kuvendin
“Para se të përfundojë diskutimi për pikën e tretë të rendit të ditës nuk mund të shkohet në zgjedhje të kryetarit të kuvendit. Gjithmonë njëherë kemi zgjedhur komisionin e më pas kryetar të kuvendit”, deklaroi Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.
Reagoi edhe deputeti i BDI-së Xhevat Ademi duke theksuar se kandidat për kryetar të Kuvendit mund të propozoj komisioni për zgjedhje dhe emërime por edhe 20 deputetë. Ademi përkujtoi Veljanoskin se nenin 78 e obligon në çdo moment dhe pa diskutim që propozimi i cili është i mbështetur nga 67 deputetë duhet të vihet në votim.
“Ju po e shkelni Rregulloren për punë të Kuvendit”, tha Ademi.























