Pas zjarrvënies me benzinë në Spitalin Amerikan në Tiranë, një tjetër rast i ngjashëm ka ndodhur ditën e sotme pak pas mesnatës rreth orës 00:20.
Burime policore për SYRI.net tahnë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Stajkë të Vaut të Dejës, ku nusja spërkati me benzinë vjehrrën dhe kunatën.
Ela Palushi tentoi t’i vendoste flakën dy grave, por fatmirësisht ngjarja u mbyll pa lëndime në njerëz apo dëme materiale.
Ka qenë burri i saj dhe anëtarët e tjerë të shtëpisë që parandaluan përshkallëzimin e ngjarjes./SYRI.net/















