Në një prononcim për mediat, Petrit Vasili u shpreh kundër testimit të mjekëve, ndërsa nga Qeveria kerkoi që të tërhiqet. Kreu i grupit kuvendor të LSI, Petrit Vasili, e ka cilësuar si dekualifikues testimin e mjekëve dhe infermierëve.
“Zgjidhja e vetme dhe inteligjente do ishte tërheqja nga testimi, për të përmirësuar performancën e personelit mjekësor, por jo vënien e tij në kushtet e paligjshmërisë dhe poshtërimit profesional.
Besoj se tërheqja nga testimi nuk është gjë tjetër veçse kthimi në normalitet. Protestat nga bluzat e bardha janë një reagim i fortë ndaj testimit, i cili mund të cilësohet si një test dekualifikues profesional.
Ky është së pari qëndrimi im profesional, pasi ky test ul kualitetin profesional dhe hapi i vetëm është largimi nga një praktikë e tillë, pasi mjekët kërkojnë të tjera stimuj për të ecur përpara dhe jo kthime pas”, ka deklaruar Vasili.
















