Drejtori Mustafa këtë produkt e promovoi sot në objektin e Fermës dhe Qumështores “EUROLONA”, në Miradi të Epërme.
“Me këtë produkt të gjithë fermerët e Kosovës do të kenë një komunikim më të lehtë, më kualitativ dhe me të përballueshëm për xhepin e tyre. Si produkt është i pari i kësaj natyre në tregun e Kosovës duke dëshmuar se Telekomi i Kosovës/Vala vazhdon të jetë lider në shërbime kualitative dhe inovacion për të gjitha kategoritë dhe grupmoshat”, tha Mustafa.
Ai shtoi se aplikacioni do të jetë falas deri në 6 muaj. Këtë aplikacion të quajtur ‘Bujku’, drejtori i Vala-s e konsideroi si revolucionin e dytë të kësaj kompanie.
“Jo gjithherë informatat po vijnë direkt te ju. Përmes këtij aplikacionit po mundohemi t’i eliminojmë këto zbrazëtira”, deklaroi Agron Mustafa.
Milazim Berisha pronari i kompanisë “EuroLona”, tha se si prodhues vendor ballafaqohet me shumë vështirësi. “Ky projekt është një mundësi shumë e mirë për komunikimin e fermerëve”, shtoi ai.






















