“Vërshimet nuk janë më problem i rrugës “Xhavit Sylaj”. Projekti është i ndarë me dy faza dhe faza e dytë do të vazhdojë në vitin e ardhshëm me hapjen edhe të një kanali për drenimin e ujërave atmosferike”, thuhet në njoftimin në faqen zyrtare të komunës së Suharekës, bashkangjitur mes të tjerash edhe këtë fotografi.

Mirëpo, sot nga reshjet e shumta të shiut, vërshimet e kanë bërë vështirë të kalueshme rrugën, duke hedhur poshtë investimin e komunës për këtë pjesë të qytetit, shkruan lajmi.net

Këto fotografi të publikuara nga TherandaPost, dëshmojnë se rruga “Xhavit Syla” sërish është vërshuar nga shiu. Madje, si shkak i kësaj, njofton TherandaPost, se Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka marrë vendim që të ndërpresë mësimin në shkollën “Shkëndija”, e cila ndodhet në po këtë rrugë.
























