Neglizhenca e punonjësve të jetimores në Shkodër, u bë shkak që vajzat e mitura të binin pre e ngacmimit dhe më pas e abuzimit seksual nga djemtë më të rritur. Famijët e mitur dyshohet se janë lënë pa kujdes nga punonjësit, ndërkohë që mes tyre kanë ndodhur ngacmimet seksuale nga më të rriturit. Prokuroria ka provuar tashmë që tre vajza të mitura janë defloruar, sipas rezultateve të ekzaminimit mjekësor. Fillimisht hetimet nisën pas dyshimeve se ndaj fëmijëve ushtrohej dhunë, madje edhe detyroheshin të bënin punë nga punonjësit e jetimores. 5 prej tyre janë arrestuar, mes të cilëve edhe ish drejtoresha, Albana Llazani.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















