Një shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane u arrestua në Selanik të Greqisë, raportojnë sot mediat helene.
33-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, jetonte kohët e fundit në Greqi, teksa akuzohet në Gjermani për tentativë vrasjeje dhe plagosje të rënda, krime këto të kryera në kryeqytetin gjerman Berlin, vitin e shkuar.
Gjatë kontrolleve të policisë greke në zonë për të ruajtur sigurinë, rezultoi se shqiptari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata e Selanikut pritet të vendosë për ekstradimin e tij.
















