Pentagoni deklaroi se sulmi u autorizua nga Presidenti Barack Obama, ndërkaq shënjestrat ishin në territorin e kontrolluar nga rebelët Houthi të mbështetur nga Irani.
Sulmi është kryer me raketa Tomahawk.
“Këto sulme të limituara vet-mbrojtëse, janë zhvilluar për të mbrojtur personelin, anijen tonë dhe lirinë për të lundruar në këtë vendkalim të rëndësishëm detar. SHBA-ja do të përgjigjet ndaj çdo kërcënimi”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook.






















