Shqipëria konsiderohet si një ndër 10 destinacionet kryesore të Ballkanit sipas portalit “USA Today”.
Në një artikull ku përshkruhen disa nga qytetet kryesore të Ballkanit, Tirana përshkruhet:
“Kryeqytetet e vendeve të Evropës Lindore si Praga e kanë pasur dikur momentin e tyre. Tirana, ka dalë jashtë hijes së komunizmit duke ofruar një panoramë të shumëllojshme, një magji befasuese të stilit arkitekturor otoman, me bulevardin e madh të rrethuar nga dyqane e restorante, dhe një jetë nate shpërthyese. Nga një qiellgërvishtës shumëkatësh ju mund të shihni qytetin në 360 gradë. Mund të shkoni në qendër të Tiranës ose në lokalet e ‘Bllokut’ ”, që dikur kanë qenë ish-vilat e qeveritarëve.















