Pas skandalit të ‘Panama Papers’ kandidatja demokrate Hillary Clinton është nën presion pasi personifikohet si elita globale e cila me shumë mundësi mund të përfitojë nga skema e shmangies së tatimeve.
E kundërta ndodh me konkurrentin e saj brenda partisë, Bernie Sanders i cili shihet si kundërteza e elitës globale.
Nga ky skandal janë ku janë përfshirë 11.5 milionë dokumente nga firma ligjore e panameze, Mossack Fonesa ndërsa nuk ka pasur një numër të madh të amerikanëve që mund të jenë përfshirë në këtë mega skandal.
Ka mundësi që Panama Papers është thjesht maja e ajsbergut, dhe nëse zbulohet dhe më shumë rreth aferave financiare të liderëve botërorë, përfshirja e politikave globale do të jetë e madhe.
Skandali i ‘Panama Papers’ vetëm sa do të ushqejë indinjatë popullore ndaj aksioneve të figurave institucionale të perceptuara atyre që qëndruar duarkryq dhe lejuan këtë dështim të drejtësisë të ndodhë.
Është bërë publike se Clinton kishte bërë presion përmes Marrëveshjes së Panamasë për Tregti të Lirë, në të njëjtën kohë, kur Sanders kishte qenë i zëshëm në kundërshtimin e marrëveshjes, duke cituar hulumtime se një marrëveshje e tillë do ta kufizonte tepër Qeverinë për luftimin e aktiviteve të dyshimta dhe madje atyre ilegale.
Në zgjedhjet të përgjithshme, historia e shmangies së tatimeve e favoritit republikan Doland Trump, do ta lë atë në ujë të nxehtë në krahasim më historinë e pastër të Sanders.
Sa më gjatë që ky skandal të vazhdojë, aq më fitimprurës do të jetë për Sanders, i cili shihet si pretendent për Shtëpinë e Bardhë.
















