Shtypi dhe media bën të ditur qe dy shoferë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë janë arrestuar ditën e sotme në Greqi, pasi akuzohen se transportonin libra shqip.
Midis kësaj akuze qesharake dhe absurditetit dy shoferët, Altin Tafa dhe Agim Asllani, mësohet se janë ndaluar nga policia dhe pas kontrollit, atyre u janë gjetur abetare dhe libra shqip.
Ndalimi i tyre është bërë në Janinë, ku edhe janë shoqëruar në komisariatin e këtij qyteti.
Media greke thotë se, dy shoferët kishin me vete edhe harta të Shqipërisë së Madhe. Arrestimi i dy shoferëve të Ministrisë së Jashtme pritet që të tensionojë më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë. Policia greke i akuzon dy shoferët e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë për transportim të materialeve propagandistike dhe për cenim të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ky lajm është unik dhe i pa dëgjuar. Është e pashpjegueshme akuza për transportim librash dhe shkeljen ligjore që përbën ajo.
E para këta dy shoferë në se janë të dërguar nga Ministria e Jashtme, atëherë ata janë të dërguar të qeverisë Shqiptare në Greqi për këtë projekt të caktuar. E dyta, nuk dihet se cfarë thotë ligji grek apo ai ndërkombëtar për shpërndarjen e materialeve në gjuhë të huaja, ose veçanërisht në Shqip me qëllim arsmimin e pakicave, apo imigrantëve.
Duket qartë se pala greke është shumë e tensionuar për përhapjen e gjuhës Shqipe midis popullsisë shqiptare me banim në Greqi. Ky është provokim i hapur nga ana e Greqisë e cila duket se ka përkeqsuar mardhëniet me Qeverinë e Edi Ramës, për afrimin e ketij të fundit me Turqinë.















