Komisioni Qëndror I Zgjedhjeve I ka dërgur Ministrisë së Brendshme një hartë të re elektorale lidhur me shpërndarjen e zonave zgjedhore për vitin 2017. Ndër gjërat që ranë më shumë në sy ishte edhe shifra e numrit të plotë të shtetasve që janë të regjistruar në regjistrin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile.
Sipas regjistrit në shtetin shqiptar jetojnë 4,455,000 vetë.
Mirëpo sipas censusit të 2011 në shtetin shqiptar jetojnë 2,833,741 vetë. duke llogaritur se popullsia bie edhe me shume (vetem azilante kane ikur 70000 vete vjet, ne shtetin shqiptar mendohet se jetojne edhe me pak shqiptare, ndoshta diku tek 2,700,000 shtetasit.
Kjo e dhënë është tronditëse për shkak se tregon se, edhe me censusin e 2011, të paktën 1,600,000 shqiptarë nuk jetojnë me në Shqipëri.
Por është edhe më shumë tronditëse sepse tregon se numri i shqiptarëve nga shteti shqiptar mund të jetë ndoshta edhe dyfishi i këtij numri.
Ka shumë shqiptarë që tani janë në brezin e tretë, dhe që kanë lindur jashtë vendit, që kanë marrë shtetësi të huaja, qe kane lindur si shtetas te huaj dhe që nuk e kërkojnë më shtetësinë shqiptare.
Ajo qe nuk ka dyshim eshte ky eshte nje krim I llahtarshem. me e pakta qe mund te thuhet eshte se këta kriminele na kanë shpërndarë si farën e korbit nëpër botë.























