Ngrihet Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit. Me anë të një urdhri të posaçëm të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, është ngritur struktura e antiterrorit, e cila në fakt ishte paralajmëruar edhe nga nëndrejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, gjatë një interviste të dhënë për “Gazeta Shqiptare”.
Në relacionin e këtij urdhri thuhet se parimi i policisë shqiptare do të jetë: “Gjej, fikso, godit”, parim i njëjtë edhe me atë të policisë në vendet e tjera europiane. Veç të tjerash në relacionin e urdhrit thuhet se Drejtoria antiterror u ngrit pas vlerësimit të situatës në vend, rajon e më tej, si dhe faktin që Shqipëria është një pjesëmarrëse në koalicionin ndërkombëtar antiterror.
Një nga detyrat kryesore që i kërkohet Drejtorisë së Antiterrorit është ndalimi i rekrutimeve dhe arrestimi i personave që përgatisin rekrutë për grupin terrorist ISIS. Sipas urdhrit të ministrit të Brendshëm, është menduar që pjesë e kësaj strukture do të jenë 104 efektivë, nga 15 që ka pasur deri tani në këtë sektor në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Edhe shpërthimet me eksploziv, të klasifikuara si akte terroriste, do të jenë gjithashtu objekt i punës së kësaj drejtorie të re.
“Për të përmirësuar cilësisht hetimin e akteve terroriste, u pa e udhës të rikompozohet krejt struktura në drejtori, duke e rritur numrin e saj në 104″, citohet në relacionin e urdhrit për ngritjen e drejtorisë së antiterrorit, ndër më të mëdhatë në vendet e rajonit. Drejtoria antiterror do të ketë varësi direkte nga Drejtori i Policisë dhe për shkak të specifikës nuk do të ketë seli në godinën aktuale të Policisë, ndërkohë që do të jetë e shtrirë në 12 qarqet e vendit.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















