Jorgos Papandreu mori pjesë sot në samitin BE-Evropa Juglindore me temë “Në rrugën drejt stabilitetit dhe rritjes”, organizuar nga revista britanike “The Economist”. Ai ka thënë se Ballkani duhet të jetë shembull zgjidhjeje konfliktesh për rajonet e tjera. “Ballkani duhet të jetë shembull për rajonet e tjera për mënyrës sesi ai, me kaq shumë konflikte, i tejkalon ato. Nëse ne ia arrijmë, atëherë ato mund të zgjidhen në të gjithë botën”, deklaroi sot Papandreu. Ai tha më tej se siguria në rajon, dhe jo vetëm atje, duhet të bazohet në respekt reciprok, në respekt të kufijve, minoriteteve, të drejtave të njeriut, respektimit të ligjit dhe demokracisë.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















