Ambasadori amerikan në largim në vend Pol Uollers ka shprehur disa herë shqetësimin se si shkak i polarizimit politik të Maqedonisë, po rritet edhendarja etnike, sidomos mes dy etnive mbizotëruese, ajo maqedonase dhe shqiptare.
Ai theksoi se polarizimi politikështë rritur dhe më tej dhe se pushteti krijon ndasi etnike.
Uollers tha se qytetarët nuk kanë besim të mjaftueshëm tek institucionet, ndarjaetnike mes tyre po thellohet gjithnjë e më shumë dhe ankohen për korrupsion të vazhdueshëm.
Ndërsa, ka vlerësuar se dy partitë e mëdha, VMRO dhe LSDM duhet të bashkëpunojnë së bashku për dialog politik në të mirë të qytetarëve.
















