Antonio Milloshoski, duke komentuar ngjarjen në Paris ka bërë një paralele me ngjarjen e Smilkovcit, duke thënë se të dyja rastet janë të njëjta dhe kanë të bëjnë me terrorizmin, pavarësisht faktit se në rastin “Monstra” drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën përfundimtare.
“Për terrorizmin në Paris dikujt ju desht tre minuta dëshmi nëpërmjet lajmeve për tu bindur. Ndërsa për terrorizminnë Smilkovc edhe pas tre viteve të evidentimi i të dhënave për krimin është kontestuese”, shkruan Milloshoski në Facebook, transmeton MKD.mk.
Ai më tej shton se ngjarja në Smilkovc është terroriste, pasi ‘BDI-ja nuk po kërkon ndihmën e FBI-së për rastin.
















