Familja e Xhemil Çalës arriti sot të dorëzojë një familjeje britanike unazën e martesës së aviatorit Xhon Tomson të forcave mbretërore 70 vjet pas vdekjes në malet e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Reshteri Tomson humbi jetën më 29 tetor 1944 gjatë një fluturimi mbi Shqipëri për të ndihmuar luftëtarët shqiptarë të rezistencës kundër naziztëve gjermanë.
Inxhinieri i fluturimit Xhon Tomson i mbijetoi për 5 vjet në dhjetëra misione gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ndërroi jetë në Shqipëri 200 ditë para se lufta të mbaronte. Familja dhe bashkëshortja Joicy e pritën më kot për vite me radhë. Por e motra Dorothy, tani 92 vjeç, erdhi sot nga Britania në Tiranë për të marrë në dorëzim unazën e martesës së vëllait, së bashku me fëmijë, mbesa e nipër.
Unaza bashkëshortore e rreshterit u kthye në shtëpi pas 7 dekadash, duke u kujtuar të gjithëve dashurinë e Xhonit dhe Xhoisit, e cila u ndërpre nga lufta. Por fjala e dhënë nga babai tek djali u përmbush, megjithë vështirësitë e panumërta.
Avioni britanik tip Halifax, skuadrilje 148 me pilot Edëin John Stubley humbi në qiej gjatë misionit furnizues për operacionet speciale në Shqipëri. I nisur nga Malta, Brindizi apo Qiproja, të gjithë menduan se ra në det dhe ekuipazhi u shpall i humbur, ndërkohë që lufta në malet shqiptare vazhdoi edhe disa muaj kundër nazizmit.
Mbetjet e avionit u gjetën në vitet ’60, në Bizë të Martaneshit kur Shqipëria ishte krejt e izoluar. Jaho Çala nga Elbasani e gjeti unazën në një zgavër shkëmbi dhe lexoi emrat Joyce & John. Dhe nuk i tregoi askujt derisa ia dorëzoi të birit me amanet që ta kthente në Britani. Vendi u vetizolua dhe familja Çala vuajti mjaft në varfëri gjatë diktaturës, sepse u internuan si të përndjekur politikë.
Me ardhjen e demokracisë, ata u interesuan me diplomatët britanikë dhe amerikanë. Më në fund vërtetuan avionin e rrëzuar, duke siguruar identitetin e Xhonit dhe familjes së tij. Bashkë me fatin e atij fluturimi u zbuluan kështu pas 70 vjetësh edhe një herë tjetër bujaria britanike për popullin shqiptar gjatë luftës dhe besnikëria shqiptare për kujtimin e mikut të rrallë.lirian Agolli
















