Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë njofton se për shkak të punimeve që po kryen OSHEE në linjat e saj, stacioni i pompimit në Qafë Mollë nuk do të furnizohet me energji elektrike.
Për shkak të ndërprerjes së energjisë, do të ketë edhe kufizime të pjesshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të Tiranës në orët e ardhshme.
Zonat që preken nga punimet që po kryen OSHEE janë Sauk, Shkozë, Qesarakë, Tiranë e Re, Ali Demi, Komuna e Parisit, Rruga e Elbasanit, Blloku Vasil Shanto dhe Dajt.
Furnizimi normal me ujë të pijshëm do të fillojë menjëherë sapo energjia elektrike të rikthehet në stacionin e pompimit të Qafë Mollës















