Në festimet e ortodoksëve për Ujin e Bekuar në Tetovë eGostivar do të marrë pjesë edhePresidenti i Maqedonisë George Ivanov. Në Tetovë, Kreu i Shtetit do të jetë i pranishëm në meshën në kishën “Shën Cirili e Metodi”, të cilën do ta kryesojë ipeshkvi i Tetovës dhe Gostivarit Josif dhe në ceremoninë e hedhjes së kryqit.
Ndërsa në Gostivar presidenti i Maqedonisë do të marrë jetë në kishën “Shën Mëria”, e më pas do jetë pjesë e procesionit që niset nga Kisha drejt urës së lumit Vardar për praninë e aktit të dorëzimit të kryqit të shenjtë.
















