Kapiteni Sahit Goxhuli për në banesën e tij të fundit u përcoll nga Togu Ceremonial i FSK-së, pjesëtarët të Batalionit të tij dhe të Brigadës për Reagim të Shpejtë, të FSK-së, kolegë të tij të shumtë, nga Rifat Jashari, deputetë të Kuvendit të Kosovës, zyrtarë komunalë, familjarë e veteranë, si dhe shumë qytetarë të Skenderajt, Drenasit dhe të Kosovës.
Kapiten Sahit Goxhuli ndërroi jetë në moshën 39- vjeçare në një aksident derisa ishte nisur për të shkuar në punë.























