“Gjatë kontrollit janë gjetur: një pushkë automatike e llojit të panjohur; sasi e vogël e marihuanës; një pako “rizlla” që përdorën për narkotik; një mulli për bluarjen e narkotikëve dhe një “bong” për thithjen e marihuanës. Janë shoqëruar për në stacion policor tre të dyshuar dhe pas intervistave, me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari R. Thaçi ndalët nën masën e arrestit policor”, thuhet në njoftimmin e PK-së.
Të tjerët janë liruar ndërsa provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme.






















