Mediat kosovare kanë publikuar një video të marrë nga kamerat e sigurisë që tregon shpërthimin e bombulës së gazit në restorantin në Ferizaj.
Nga pamjet dallohet qartë se si në pak sekonda shpërthimi i fuqishëm shkatërron thuajse gjithë pjesën e brendshme të lokalit.https://c0a183ea32cdfefeb265b2f5009d941b.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-37/html/container.html
Nga ana tjetër deri më tani nuk ka viktima nga ky shpërthim, por një bilanc të rëndë prej 42 të plagosurish në total, ndërsa 14 po trajtohen në Prishtinë.



















