Guleni akuzohet nga Turqia për orkestrimin e tentim puçit të korrikut 2016, transmeton Express.
“Ndjejmë keqardhje për vendimin e Gjermanisë për t’i pranuar kërkesat për azil të disa ish pjesëtarëve të ushtrisë turke të lidhur me FETO-n, e cila kreu tentim puçin tradhtar më 15 korrik,” Ka thënë Ministria e Jashtme e Turqisë.
Sipas kësaj ministrie, vendimi nuk përputhet me frymën e aleancës mes dy vendeve dhe se do t’i dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe shumëdimensionale mes dy vendeve.
Një numër i personelit të ushtrisë turke me bazë në vende të ndryshme të NATO-s nëpër Evropë kanë kërkuar azil në vendet e tyre të banimit pas tentim puçit të vitit të kaluar për shkak të shqetësimeve se do të përndjekkëshin dhe përfundimisht arrestoheshin nën akuzat për pjesëmarrje në organizatë terroriste.






















