Në mesazhin e Trump të cilin e ka publikuar Rama në facebook, thuhet se ‘Unë e mirëpres ngrohtësisht mesazhin tuaj të urimit për betimin tim si President i Shteteve të Bashkuara dhe e vlerësoj lart mendimin, mbështetjen e inkurajimin tuaj’, thuhet në ndër të tjera.
Ja postimi i plotë i Ramës:
Faleminderit edhe Presidentit Trump për mesazhin e tij ku shkruhet:
“I dashur Kryeministër,
Unë e mirëpres ngrohtësisht mesazhin tuaj të urimit për betimin tim si President i Shteteve të Bashkuara dhe e vlerësoj lart mendimin, mbështetjen e inkurajimin tuaj.
Ne kemi përpara sfida të cilat jam i bindur se do t’i kapërcejmë, mbi themelet e përbashkëta dhe në partneritet me njëri-tjetrin. Ne po ashtu kemi mundësira të jashtëzakonshme për përparimin e qëllimeve që ndajmë, për promovimin e stabilitetit global e për arritjen e paqes e të prosperitetit.
Sinqerisht i Juaji,
Donald J.Trump”






















