Nëse realizohet një nismë e miratuar me 16 shkurt të këtij viti, të gjithë zyrtarët e shtetit që kanë pasaporta diplomatike dhe zyrtare do të mund të udhëtojnë pa viza në tokën e buzëqeshjeve, siç njihet ndryshe Tajlanda.
Për këtë është autorizuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës që në afat sa më të shpejtë të arrijë marrëveshje reciproke me qeverinë tajlandeze.
Tajlanda, është e njohur si parajsa e pushimeve, të ushqimit shumë të mirë, njerëzve të shoqërueshëm dhe çmimeve të ulëta. Ky vend ka një trashëgimi kulturore të mahnitshme, e mbushur me ideale Budiste.
























