Ai ka deklaruar se zgjedhjet në Amerikë sapo kanë përfunduar, duke i pyetur protestuesit se pse nuk kanë votuar. “Pashë dje manifestimin por kam një ndjesi që ne sapo zhvilluam disa zgjedhje! Përse këta persona nuk vajtën të votojnë?” ka shkruar presidenti i Amerikës në Twitter, shkruan lajmi.net
Kurse në disa postime tjera ai i ka cilësuar protestat si të drejta të njerëzve për të shprehur bindjet e tyre.
Në marshet që u mbajtën në Amerikë protestuan rreth dy milionë persona, shumica prej tyre gra.























