Sipas tij, aparati shtetëror, me disa përjashtime të vogla përbëhet kryesisht prej këtyre tipave të cilët të vetmin skrupull dhe parim e kanë interesin vetjak.
Më tutje, Koci përmes Facebokut ka thënë se Kosova është bërë vrima e zezë e Evropës dhe se nuk po i pëlqen askujt, transmeton lajmi.net.
Lexo postimin e plotë të Arianit Kocit:
“Kosova – vrima e zezë e Evropës!
Në atmosferën e gënjeshtres dhe dekadencës shoqërore te ne, shansën e ka parë dhe e ka shfrytëzuar, ajo më e keqja në shoqërinë tonë, llumi – individët që udhëhiqen me interesa dhe ambicie vetijake.
Seleksioni negativ i partive politike, që 17 vite, ka bërë që individët besnik me liderët apo partitë, në vende më të rëndësishme shtetërore, janë analfabet total, dhe skajshmërisht të pakulturuar.
Kohabitim i llumpenproletariatit, polltronëve dhe apartçikëve.
Tani aparati shtetëror, me disa përjashtime të vogla, është i përbërë kryesisht prej këtyre tipave, të cilët të vetmin skrupll dhe parim, e kanë interesit vetanak.
Si pasojë e këtyre proceseve tejet negative, kemi një depresion total në shoqëri. Thjesht, Kosova kështu si është tani, është bërë vrima e zezë e Evropës.
Nuk po i pëlqen askujt. Madje, as neve që nuk kemi atdhe tjetër.
Sidoqoftë, ata që po e udhëheqin shtetin, kanë përgjegjësi – së paku historike.
E pasojat i bartim të gjithë!”, shkruan ai.






















