Doganieri Senavicius ka qenë nga Lituania dhe deri më tani askush nuk është arrestuar për vrasjen e tij.
Në përvjetorin e tretë të vrasjes së policit lituanez nesër në Mitrovicën veriore do të mbahet një konferencë për media ku do të marrin pjesë përfaqësues të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.
Konferenca do të mbahet në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Mitrovicën Veriore, në orën 12:00.























