Brenda shtëpisë ai ishte një baba shumë i dashur për dy fëmijët, ndërsa në kompjuterin e tij policia ka gjetur rreth 12 mijë fotografi të fëmijëve të vegjël, të cilët dyshohet se janë abuzuar në formën më të keqe të mundshme.
Thomas është munduar të mbrohet ndaj akuzave duke thënë se kompjuteri është hakuar, ndërsa mbi të rëndonin edhe 19 akuza të tjera.
Sloman ka kryer abuzime në Filipine, ku edhe kishte jetuar për disa vite, duke marrë parasysh se ky ishte vendi i lindjes së bashkëshortes së tij. Veprimet e tij janë përshkruar në gjykatë si “monstruoze” dhe “shumë të këqija”.
43-vjeçari është përshkruar edhe si një kriminel seksual shumë i rrezikshëm që ka planifikuar abuzimin ndaj fëmijëve vunerabël. Ai do të qëndrojë për gjithë jetën në regjistrin e krimeve të rënda seksuale.






















