Organizata ka hapur shkolla në më shumë se 170 vende dhe sot numëron në botë më shumë se 1 000 shkolla. Shteti ku organizata FETO ka më pak shkolla është Amerika, me 140 shkolla, kolegje dhe universitete.
Ndërkohë, kësaj kërkese nuk i është përgjigjur edhe ministri i Arsimit të Kosovës, Arsim Bajrami. Ai ditë më parë pati thënë se nuk ka kurfar kërkese për mbylljen e këtyre shkollave dhe ka bërë të ditur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Turqinë në nivel arsimi.
Vetëm në Kosovë janë shtatë institucione arsimore të organizatës së Fetulah Gulen-it, duke filluar nga ajo më në zë, kolegji “Mehmet Akif”.





















