KEDS për këtë ka krkuar mirëkuptimin e konsumatorëve. “Pra, kjo duhet të merret si investim që e përmirëson shërbimin dhe bëhet për të mirën e të gjithëve e assesi si reduktim. Ndalja e energjisë aty ku intervenohet është e domosdoshme për shkaqë të sigurisë”.
KEDS është duke njoftuar në detaje për cdo intervenim në baza ditore dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë deri në detajet e fundit.
Revizionimi i Rrjetit është process i rregullt vjetor të cilin e bën KEDS dhe kjo ka patur si efekt uljen e numrit të prishjeve nga faktorët ekstern. Pra, është masë preventive ku shqyrtohet në detaje ndryshimi I gjendjes së rrjetit për një vit dhe intervenohet menjëherë që secili devijim të evitohet. “Ky proces, paralelisht me zvogëlimin e ndalesave të paplanifikuara, ka ulur edhe humbjet, çka ka bërë që beneficionet për kosumatorë të jenë të shumanshme”.
KEDS, paralel me revizionimin, po vazhdon edhe me qindra projekte anë e kënd vendit për zgjerim dhe përforcim të rrjetit. E gjithë kjo po bëhet në kuadër të masterplanit të investmeve për periudhën dhjetë vjecare që parasheh kalimin e rrjetit në standardet më të larta.






















