“Trëndafili, sidomos ngjyra e kuqe, është më e kërkuar. Ngjyra e kuqe e simbolizon dashurinë. Por ngjyrat edhe kombinohen. Varet nga kërkesa edhe nga shija. Përmes lules shprehë respekt edhe për personin që ia dhuron, por edhe veten. Ne gjithmonë edhe propozojmë për klientët dhe ata ndahen të kënaqur. Përveç luleve ka edhe dhurata të tjera që duan t’ia bashkangjitin, ndonjë çokolladë, ndonjë verë…”, ka thënë ai. “Qytetarët duhet të vetëdijësohen që të përdorin edhe ngjyret e tjera, sepse çfarëdo lule që e dhuron shprehë dashurinë. Për shembull ngjyra e bardhë simbolizon dashurinë miqësore”.
Ai ka treguar që meshkujt janë ata që dhurojnë lule më shumë.






















