• Latest
  • Trending
  • All

Serbia, vatër e prostitucionit

14/02/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 1 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Serbia, vatër e prostitucionit

14/02/2017
in Aktualitet, Lajme
“Fillova të merrem me prostitucion që nga mosha shtatëmbëdhjetëvjeçare. Kam lindur një vajzë dhe duhej të punoja për shkak të saj, që të kemi për të ngrënë dhe për të pirë”, rrëfen vajza 21-vjeçare në strehimoren e Novi Sadit për punonjëse të seksit.

Në këtë punë, siç thotë ajo, është nxitur nga tezja e saj, pranë së e cilës e përvetësoi këtë “zeje”.

Jeta e tyre është vetë ferri. Të papuna dhe të varfra, si dhe nuk ka ndonjë vend dhe kohë ku ato nuk pësojnë dhunë nga më të ndryshmet, që nga kalimtarët dhe femrat, ndërsa qëndrojnë përgjatë skajeve të rrugëve.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Gjëja më e rëndësishme për mua është që fëmija im të ketë çfarë për të ngrënë”, thotë kjo grua.

Një grua tjetër thotë: “Dy vjet më parë kam pësuar frakturë të shtyllës kurrizore dhe këmbëve. Ai mendoi se e kisha vjedhur, pothuajse ma preu kokën me thikë. Jam sulmuar dhe jam rrahur. Shpesh më tërheqin nga flokët dhe më shqelmonin. Kur jam me ta e kryej punën dhe ndodh që nuk më paguajnë ose m’i marrin paratë tjera”.

“Plotësisht të braktisura”

Vetëm në rrugët e Novi Sadit ka më shumë se 300 prostituta, sipas një sondazhi të Institutit të Shëndetit Publik të Serbisë dhe Shoqatës “Prevent”.

Më shpesh femrat e reja ndërmjet 18 dhe 29 vjeç presin klientët në disa vende standarde të tilla si, lakun e famshëm Kaçka në rrugën për në Beograd. Trupin e tyre shpesh e shesin për 1000 deri 1500 dinarë.

Sondazhi “Prostitucioni në Serbi – një fytyrë e mundur”, tregon se të gjitha femrat që merren me prostitucion jetojnë në varfëri të skajshme.

“Ato janë plotësisht të braktisura nga familja, nuk kanë kurrfarë mbështetjeje, dhe spiralja e tyre e dhunës së pësuar fillon praktikisht që nga fëmijëria”, thotë autorja e studimit, Gordana Stojakovic, nga iniciativa qytetare “STRIKE”.

“Ne kemi hasur vajza që janë krejtësisht analfabetë, të paarsimuara, kështu që nuk kanë asnjë mundësi tjetër. Ato kanë një status shumë problematik martesor, dhe shpesh janë të pastreha dhe refugjate”, tha Stojakovic për DW.

Femrat zakonisht thonë se ato ishin të detyruara në prostitucion për të mbijetuar, sepse nuk mund të gjejnë punë tjetër. Një tjetër grua tregon sesi filloi ta ofrojë trupin e saj në internet vetëm në të pesëdhjetat e saj. Për shkak të moshës, thotë ajo, nuk kishte gjetur punë as edhe si pastruese.

Gordana Stojakovic shtron pyetjen nëse prostitucioni në Serbi thjesht mund të quhet “punë seksi”, sepse gratë janë të detyruara të prostituojnë për shkak se ato nuk kanë asnjë mundësi tjetër.

Tutorët ecin lirshëm

Prostitucioni në Serbi trajtohet si kundërvajtje, dhe është i rregulluar nga një artikull i vetëm i Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike.

Personat që merren me prostitucion rrezikojnë 30 deri në 60 ditë burg dhe gjobitje me të holla. Këto ndëshkime, megjithatë, prostitutat shpesh nuk mund t’i paguajnë dhe përfundojnë në burgun e grave në Pozharevc.

Rrjetin e ndërmjetësimit e përbëjnë tutorët dhe trafikantët e njerëzve, ndërsa legjislacioni trajton ata me dispozitat e Kodit Penal. Iniciativa qytetare “STRIKE” thotë se vendi po përballet me sukses me trafikantët, por kjo nuk mund të thuhet për tutorët.

“Dallimi është se trafikimi i qenieve njerëzore është i ndaluar dhe trafikantët janë goditur fuqishëm. Tutorët kanë mbetur të paprekur, sepse Evropa nuk ka një qëndrim të unifikuar për prostitucionin, kështu që kjo çështje ka mbetur pezull”, tha Gordana Stojakovic.

Ajo shtoi se ndryshimet në ligjin që forcon dënimet për prostitutat ka bërë që prostitucioni të futet në sferën e krimit.

Kjo, beson ajo, vetëm mund ta bëjë situatën edhe më keq, sepse gratë nuk do të largohen nga prostitucioni, por do të duhet të punojnë për mjedisin kriminal, përcjell “Zeri.info”.

Për institucionet, të padukshme

Një analizë serioze mbi bazën e së cilës do të krijoheshin standarde të ndryshme, megjithatë, nuk ka.

Anketa e fundit daton në vitin 2013 dhe përfshin vetëm Novi Sadin.

Thjesht adoptimi i zgjidhjes së këtij problemi, sipas shembullit nga Norvegjia, Suedia apo Gjermania, nuk është i mjaftueshëm, për shkak se shoqëria nuk është e vendosur në të njëjtën fazë të zhvillimit.

Përveç kësaj, në Serbi nuk ka programe për parandalimin dhe heqjen dorë nga prostitucioni, dhe as ndonjë program për të ndihmuar gratë që merren me  prostitucion.

Në Serbi ka mbijetuar vetëm një strehimore për prostitutat.

Ajo u hap nga NGLO-ja “Prevent” pranë lakut Kaqka në Novi Sad.

Në të çdo ditë, qëndrojnë deri në dhjetë gra, dhe përveç ndarjes së prezervativëve dhe lubrifikantëve, ofrohen edhe shërbime për testimin për HIV dhe hepatit, lavanderi, dushe, ndihmë nga gjinekologët, juristët, psikologët dhe punonjësit socialë.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Arrestim i personit të kërkuar nga Gjykata në Ferizaj

Next Post

Trëndafili i kuq lulja më e dhuruara për Shën Valentin

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Trëndafili i kuq lulja më e dhuruara për Shën Valentin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.