Policia ndërhyri duke bërë përdorim të gjerë të gazit lotsjellës dhe granatave shpërthyese.
Përleshjet vazhdojnë në rrugët Patision, Sturnari dhe Bubulinas.
Bombat molotov dëmtuan disa vitrina dyqanesh dhe automjete.
Disa banorë të zonës janë dërguar në spital me probleme në rrugët e frymëmarrjes. Policia njoftoi se vazhdon të shoqërojë të dyshuar në rajonet e policisë.
Prokuroria e Athinës njoftoi se ka urdhëruar largimin me çdo kosto të anarkistëve nga godina e Politeknikumit.






















