Këta simpatizantë nuk ishin ndalur, derisa ishte detyruar kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, që të shkoj afër tyre dhe të flas me ta, duke krijuar kështu klimë më të mirë në Drenas.
“Thoshte fjalë të mëdha në fillim, por u tërhoq. U ndalëm, sepse kryetari kërkoj që të ndalemi, ngaqë përkundër që Bazaj kishte gabuar në fillim, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar, ashtu siç kemi qenë gjithmonë”, ka thënë njëri prej të rinjve të PDK-së, që ishte pjesë e këtij grupi kundër Bazajt.






















